Gazeta Si - Moti i keq ka pezulluar edhe lundrimin nga Durrësi në Bari dhe anasjelltas. Shkak është bërë stuhia detare, ndërsa pritet që lundrimet të nisin ditën e nesërme.
Lundrimi i trageteve që do të niseshin në mbrëmjen e të enjtes, është anuluar dhe nuk do të nisen as nga Durrësi në drejtim të Barit dhe as nga Bari drejt Durrësit.
Mësohet udhëtimi sonte me traget do të pezullohet për shkak se është njoftuar stuhi detare. Megjithatë gjithçka mbetet në varësi të motit.
Ndërsa në qytetin e Durrësit nuk ka probleme me prezencë të ujit. Deri më taini, raportohet se nuk ka dalje nga shtrati të lumenjve Erzen dhe Ishëm.
Sakaq, kushtet hidrometeorologjike të parashikuara dhe kushtet aktuale të detit dhe erës janë përmirësuar në Portin e Vlorës. Anija me pasagjerë e linjës Vlorë-Brindizi-Vlorë mbërriti normalisht.
Por pas orës 16:00 kushtet hidrometeorologjike pritet të përkeqësohen përsëri ne drejtimin jug-perëndim me dallgëzim deri në 7 ballë dhe me shpejtësi ere deri 15-20m/s brenda gjirit të Vlorës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.