Gazeta Si - Për shkak të motit të keq, kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar pezullimin e lundrimeve të trageteve mbrëmjen e kësaj të premteje nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit dhe anasjelltas. Edhe dalja në det e anijeve të peshkimit është pezulluar.
Ndërsa trageti i linjës Durrës-Ankona dhe anasjelltas do të vijojë lundrimin normalisht sipas parashikimit.
Sakaq, Drejtoria e Përgjithshme Detare, njofton se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete nuk do të vazhdojnë të operojnë deri në përmirësimin e kushteve të motit.
Gjithashtu, drejtuesit e anijeve të peshikimit dhe mjeteve të vogla lundruese janë ndaluar që të udhëtojnë nga data 17-19 nëntor, duke filluar nga ora 12:00 e kësaj të premteje.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas orës 06:00 të datës 19 nëntor 2023.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.