Ka ndodhur

Moti i keq, anulohen 10 fluturime në Rinas

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka njoftuar se janë anuluar 10 fluturime për shkak të kushteve të këqija të motit.

Sipas politikave përkatëse të kompanive ajrore, një pjesë e pasagjerëve, fluturimet e të cilëve janë anuluar apo janë zhvendosur në aeroportet (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare. 

Kompania ajrore Wizz Air ka siguruar gjithashtu transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Tiranës.

“Gjashtë avionë të Wizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës, ndërsa një fluturim Luton-Tiranë është anuluar për shkak të borës në Londër.

Moti i keq ka prekur edhe fluturimet e linjave të tjera ajrore si Pegasus, Air Albania dhe Lufthansa. Situata pritet të normalizohet ditën e mërkurë me datë 14.12.22”, thuhet në njoftim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë