Niveli shpenzimeve të konsumatorëve në SHBA ra gjatë muajit shkurt më shumë se në 10 muaj bashkë, si pasojë e motit të ftohtë që mbuloi vendin dhe zbehjen e shpenzimeve nga familjet e shtresës së mesme.
Shpenzimet konsumatore që përbëjnë më shumë se 2/3 e aktivitetit ekonomik në SHBA ra me 1.0% muajin shkurt, pas një rritje me 3.4% gjatë janarit. Ekonomistët thonë se ishte rënia më e madhe që nga prilli i shkuar. Të ardhurat ranë me 7.1% pasi u rritën me 10% në janar. Ekonomistët e Reuters parashikuan një rritje të shpenzimeve konsumatore me 0.7% dhe ulje të të ardhurave me 7.3%.
Ulja e temperaturave demotivoi industrinë e përpunimit, të prodhimit dhe të produkteve të konsumit. Aktiviteti ekonomik pritet të rritet nga stimuli ekonomik i shpërndarë nga qeveria.
Muaji shkurt u përball me ulje të shitjeve të produkteve të kosnumit dhe farmaceutike. U rritën shpenzimet utilitare , si shërbimet motorike apo shëndetësore dhe konsumatorët hoqën dorë nga daljet nëpër bare apo restorante.
Inflacioni në SHBA u rrit nga rritja e kërkesës dhe pritet që muajin e ardhshëm të rriten edhe çmimet. Akomodimi i situatës ekonomike do të përmirëoshet edhe nga mbështetja e politikave fiskale dhe monetare.
Guvernatori i Bankës Federale në SHBA, tha se inflacioni ose do të jetë shumë i lartë ose plotësisht i paqëndrueshëm.
Ndonëse shpenzimet reale të konsumatorëve ranë, entuziazmi për rritjen ekonomike ekziston akoma. SHBA-ja pritet të ketë një rritje me 7.4% katërmujorin e parë të 2021-shit, rritja më e shpejtë që nga viti 1984. 2020-a ishte viti më i keq për financat ndër 74 vite të tjerë në Amerikën e Veriut.
Të ardhurat gjatë shkurtit ranë si pasojë e dobësimit të transfertave qeveritare dhe pagave të palëvizura. Niveli i kursimeve ra me 6.2% për një muaj.
Burimi:CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje