Gazeta Si – Për shkak të përkeqësimit të motit dhe erërave të forta, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit në Durrës dhe Vlorë.
Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se të gjithë pasagjerët që kanë prenotuar për të udhëtuar në datat 30 dhe 31 mars me tragetin Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, linjat janë anuluar për shkak të kushteve të motit.
Edhe në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj, si pasojë e situatës së përkeqësuar hidrometeorologjike, nga data 30 mars deri në 1 prill, është vendosur që të pezullohen tragetet e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë. Po ashtu, janë pezulluar mjetet e vogla lundruese si dhe anijet e peshkimit.
“Kontaktoni agjencitë për rimburisimet apo zhvendosjen e udhëtimeve në data te tjera”, – njofton Drejtoria Detare.
Bregdeti shqiptar do të përfshihet nga era me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 m, ku forca e detit shkon 5-6 deri 7-8 ballë. Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 prill 2022 mbas orës 22:00.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




