Kur Alan Hansen (ish mbrojtësi i Liverpool) në sezonin 1995-96 deklaronte se – “Me fëmijë nuk mund të fitosh asgjë”, Alex Ferguson dhe yjet e rinj në të Manchester United i treguan se po gabonte. “The Class of ’92” fituan Premier League dhe FA Cup përpara se të konsakroheshin si një ndër skuadrat më të mira në Botë – tashmë të shumtë jane ata që parashikojnë të njëjtin impakt të “mosketierëve të rinj” te Barcelona.

Të rinjtë dominues nën drejtimin e Hansi Flick fituan titullin në La Liga pas triumfit 2-0 në derbin ndaj Espanyol mbrëmjen e shkuar. Ndërsa në Prill fituan edhe Copa del Rey. Dy trofe që kthyen buzqëqeshjen te Flick dhe jo vetëm tifozët e Barca-s por edhe të ata që dashurojnë futbollin e bukur. Nën drejtimin e gjermanit pritet që 17 vjecari Lamine Yamal, 18 vjecari Pau Cubarsi dhe 22 vjecari Pedri të ecin në të njëjtën rrugë që përshkoi Pep Guardiola dhe katalanasit mes viteve 2008-2011.

Po pretendojmë shumë? Vetëm koha do ta tregojë. Por me moshën mesatare 25 vjec, më e ulëta në La Liga, klubi ja doli me problemeve financiare të krijonte platformën e duhur për shkëlqimin e yjeve të “La Masia-s”. Eshtë e lehtë të harrojmë se ku ishin katalanasit deri pak muaj më parë. Të harrojmë blerjet e mëdha – madje që klubi për një kohë të gjatë, nuk ishte në gjëndje as ti rregjistronte ata që blinte. Por tani janë gjenitë e Akademisë ata që kanë marrë përsipër ta rikthejnë edhe një herë të lavdishme Barcelonën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.