Bota

Moska propozoi armëpushim me kushte, Zelensky: Putin ka vendosur ultimatum, e papranueshme!

Nga Gazeta 'Si'-Kushtet e përshkruara nga presidenti rus Vladimir Putin për përfundimin e konfliktit janë një “ultimatum” për Ukrainën dhe si i tillë i papranueshëm, ka thënë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Duke folur në një takim me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme ruse të premten, Putin tha se Kievi do t’i duhej të dorëzonte të gjithë territorin e katër rajoneve që zgjodhën të bashkoheshin me Rusinë dhe të garantonte se nuk do të bashkohej kurrë me NATO-n përpara se të fillonin bisedimet e paqes.

"Këto mesazhe janë ultimatum, nuk janë asgjë ndryshe nga ultimatumet e tjera që ai ka bërë më parë”, tha Zelensky për rrjetin televiziv Sky TG24, ndërsa merrte pjesë në takimin e G7 në jug të Italisë.

“Ai dëshiron që ne të heqim dorë nga një pjesë e territoreve tona të pushtuara, por ai dëshiron edhe ato të papushtuara. Ai flet për rajonet e vendit tonë dhe nuk do të ndalet”, tha Zelensky.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë