Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, prezantuesi i televizionit Stephen Colbert dhe prezantuesja Erin Burnett të CNN janë disa nga “500 amerikanët” që Rusia ka ndaluar të hyjnë në vend.
Rusia të premten njoftoi se po ndalonte “500 amerikanë”, shumë figura të shquara të pushtetit ekzekutiv të SHBA, të hynin në vend “në përgjigje ndaj sanksioneve të rregullta anti-ruse të vendosura nga administrata Joe Biden”.
Sipas një deklarate nga Ministria ruse e Punëve të Jashtme, lista përfshin Obamën, ish-ambasadorin amerikan Jon Huntsman dhe disa senatorë amerikanë.
Lista përfshin gjithashtu prezantuesit amerikanë të TV, Jimmy Kimmel, Colbert dhe Seth Meyers.
Në deklaratë u tha gjithashtu se “Lista-500″ e bashkangjitur përfshin gjithashtu edhe emra në qeveri dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, të cilët janë të përfshirë drejtpërdrejt në persekutimin e disidentëve në vazhdën e “Sulmit në Kapitol”. Më 6 janar 2021, shumë mbështetës të ish-presidentit amerikan Donald Trump kërkuan të ndalonin certifikimin e Biden si president dhe sulmuan Kapitolin e SHBA.
Presidenti rus Vladimir Putin dukej se vuri në dyshim arrestimin e rebelëve disa muaj më vonë, duke thënë se njerëzit kishin ardhur në Kongres “me kërkesa politike”, raportoi Reuters.
Lista e së premtes është një përditësim i një liste më të gjatë të publikuar më parë të individëve të sanksionuar që përfshin shefin e CNN-it për Sigurinë Ndërkombëtare, Nick Paton Walsh, Analisten e Çështjeve Globale Bianna Golodryga dhe bashkëpunëtorin e CNN, Timothy Naftali.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



