Nga Gazeta ‘Si’- Moska pretendon rrëzimin e 115 dronëve të lëshuar nga Kievi në orët e fundit.
Kremlini ka sqaruar ecurinë e bisedimeve të paqes duke konfirmuar se nuk do të ketë rezultate të menjëhershme.
Zëdhënësi, Dmitry Peskov, nënvizoi gjithashtu se nuk pritet që së shpejti të zhvillohet ndonjë telefonatë mes presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump. Pak më i ashpër me gjuhën e tij ka qenë ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, që pretendoi se Europa po dëshiron të gjejë një “gjysëm Hitler të ri” në vend të Volodymyr Zelenskit, i cili do të jetë më pak i varur nga palë të ndryshme.
Kreu i diplomacisë së Moskës e tha këtë në një intervistë për gazetën e përditshme Kommersant. “Të gjitha këto skema paqeruajtëse që Macron dhe Starmers po hartojnë bazohen në faktin se kjo është e nevojshme për të ruajtur të paktën një copë tokë në të cilën do të qëndrojë regjimi nazist, haptazi rusofobik, i mprehur për përgatitjen e ardhshme të një lufte tjetër kundër Rusisë”, pretendoi Lavrov.
Ndërsa pranoi se “nuk është e lehtë të biesh dakord mbi elementët kryesorë të një marrëveshjeje” për Ukrainën, ai vlerësoi Uashingtonin për zgjidhjen e këtij problemi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.