Politike

Mosha disfavor për zgjedhjet? Berisha: Rama të dalë në debat për të parë kush është i rrjedhur

Nga Gazeta ‘Si’- Sali Berisha nuk e sheh si pengesë moshën e tij në këtë garë për kryeministër.

Në një konferencë përpara gazetarëve sot, Berisha tha se mosha është një favor për të. I pyetur nëse mendon që mosha e tij mund të ketë ndikim në zgjedhje, Berisha tha se rikthimi i tij nuk bëhet sipas tij, as për karrige dhe as për luks.

“Personalisht unë e kam ftuar Edi Ramën dhe e ftoj në çdo kohë dhe në çdo studio që të zgjedhë ai, dhe në çdo shesh publik, të ballafaqohemi pak dhe të shohim se kush ka shenja të rrjedhjes dhe t’ua tregojmë shqiptarëve.

E dyta, thashë se kjo besoj është pjesa më serioze që mund të paraqes përpara qytetarëve. Lidhur me moshën, të them të vërtetën, unë e konsideroj avantazh. Rikthimi im nuk ka aspak në bazë ambicie për karrige dhe për luks. Nuk del njëri të thotë që unë i kam pasur këto në rini. Nga mosha, mua më mbetet vetëm eksperienca e çmuar”, tha ai.

Një përgjigje Berisha pati edhe për Edi Ramën, i cili sot shigjetoi sot koordinatorin e PD për zgjedhjet Chris LaCivita “duke thënë se “Latifi kishte kandidat atje në Amerikë, po këtu kë ka?!”.

Sipas Berishës, Ramën nuk ” e zë gjumi” nga frika.

“Me Chris LaCivita dhe gjithë ekipin e tij, jemi në lidhje non stop, këtu dhe online.”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë