Nga Gazeta ‘Si’- “PD do fitojë zgjedhjet, por beteja për qeverinë teknike vazhdon”.
Kështu u shpreh Sali Berisha në konferencën me gazetarët, sipas të cilit mosbindja civile do të vijojë deri në ditën e zgjedhjeve.
“PD do fitojë zgjedhjet, por beteja për qeverinë teknike vazhdon, nuk është ndërprerë. Do vazhdojë me intensitet. Mosbindja civile do marrë forma të ndryshme, vazhdon ajo, nuk heqim dorë nga mosbindja civile kurrë. E kam theksuar, gjer ditën e zgjedhjeve, nuk heqim dorë nga mosbindja civile”.
Për kreun demokrat programi ekonomik, do të jetë lokomotiva e fushatës së PD-së.
“Nga janari dhe gjer ditën e fitores ka një përkushtim të plotë dhe total në paraqitjen e programit të PD për shqiptarët dhe ekspozimin e figurave, të të rinjve. Por, lokomotivë e fushatës sonë elektorale do të jetë programi ekonomik i saj. Kjo do jetë, programi ekonomik i PD”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.