Politike

‘Mosbindja civile’ shpërndahet në qarqe/ PD zbardh detaje nga protesta e 29 tetorit. Akset që do bllokohen

Nga Gazeta 'Si'- Krerët e PD në qarqe u mblodhën në selinë blu.

Në fokus të diskutimeve ishte protesta e radhës e njoftuar më herët, për datën 29 tetor, e cila u caktua në orën 17:00. Sa i përket organizimit, do të shtrihet në disa qytete.

Detaj ky i ndryshëm nga ai i protestës së mëparshme që ishte e përqendruar vetëm në Tiranë.

Demokratët kanë vendosur të bllokojnë rrethrrotullimet kryesore në Shqipëri. Konkretisht PD njoftoi se akset që do të bllokohen janë: Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
• Rrethrrotullimi Milot
• Rrethrrotullimi Shkozet
• Rrethrrotullimi Bradashesh
• Rrethrrotullimi Rrogozhinë
• Rrethrrotullimi Levan

Kujtojmë se ishte Sali Berisha pak ditë më parë që bëri me dije se mosbindja civile sipas tij do të jetë në 29 tetor. Ai kërkoi angazhim nga kryetarët e degëve, duke paralajmëruar që do të ketë paralizim të qarkullimit rrugor në akset kyçe në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë