Në librin “Bomba e popullimit”, publikuar në vitin 1968 Paul Ehrlich, biolog, shkruante se njerëzit po shtoheshin kaq shpejt sa ushqimi do të mbaronte dhe qindra milionë njerëz do të vdisnin nga uria.
Duke u tallur me idenë e një transporti intergalaktik për njerëzit shtesë, ai loboi fort për kontroll të lindjeve dhe marrëdhënie seksuale të mbrojtur, madje me kontroll, nëse mbrojtja vullnetare nuk funksiononte.
Tani, shumë njerëz po shqetësohen për të kundërtën: bomba e popullsisë plas. “Lindjet e pakëta do të zhdukin njerëzimin”, paralajmëroi Elon Musk, baba i shumë fëmijëve,
Edhe pse numri i njerëzve po shtohet, fertiliteti po bie – numri i bebeve që një grua pritet të ketë gjatë jetës ka rënë dhe jo vetëm në botën e pasur. 2/3 e njerëzve jetojnë në shtete me lindshmëri poshtë normës së zëvendësimit që është 2.1 bebe për grua, që do të ruajë vazhdimësinë e popullsisë. Bogota, Kolumbi, ka një normë fertiliteti poshtë 0.91 dhe Tokio, Japoni 0.99.
Parashikimet e OKB-së thonë se popullsia do të kulmojë në vitin 2084, me 10.2 mld njerëz. Nëse fertiliteti vazhdon të bie, kulmi pritet të arrijë në vitin 2065 me 9.6 mld njerëz dhe më pas në 8.9 mld në 2100. Dhe kjo duket shumë optimiste.
Frika e parë është e madhe dhe ekonomike. Më pak njerëz do të thotë më pak tru dhe inovacioni do të jetë i ngadaltë. Do të thotë më pak hapësirë për specializim dhe ndarje të punës. Nëse vetëm 1000 njerëz jetojnë në qytetin tuaj, paçi fat në gjetjen e ushqimit që vjen nga një vend tjetër ose një hapësirë për hobit tuaj të veçanta. Tkurrja e shpejtë mund të jetë jashtëzakonisht shkatërruese. Borxhet e rënda publike do të binin papritmas mbi më pak supe, shumë prej tyre do të plaken. Megaqytetet mund të jenë të mira, por qytetet e vogla mund të zbrazen ndërsa shkolla e fundit mbyllet.
Një frikë tjetër është më i ngushtë dhe më nacionalist. Normat e fertilitetit ndryshojnë nga një vend tek tjetri. Disa i frikësohen të ardhmes me më pak njerëz si vetja e tyre dhe të tjerë i shohin të ardhurit si alienë kulturorë e kërcënues. Kjo është një arsye pse populistët në perëndim po bindin njerëzit që të bëjnë sa më shumë fëmijë. P.sh Donald Trump ka premtuar të bëhet “presidenti i fertilitetit”.
Parashikimet demografike janë një përzierje e gjërave të sigurta (njerëzit që do të jenë 50-vjeç në 2070-n kanë lindur tashmë) dhe atyre të pasigurta (sa bebe do bëjnë 20-vjeçarët?). Në një shkallë të gjatë kohore, tkurrja eksponenciale duket çuditërisht e shpejtë. Megjithatë, gjatë fazës fillestare, që është kur shoqëritë duhet të përballen me problemin, shpejtësia e ndryshimit duhet të jetë e menaxhueshme.
Ka disa arsye për të dyshuar terslinjtë (ata që besojnë se njerëzimi do të zhduket). Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt sesa popullsia ka të ngjarë të tkurret. Pra, ajo, ose një teknologji tjetër ende e panjohur, me siguri do të lehtësojë zvarritjen e inovacionit nga pakësimi i numrit të njerëzve.
Një tjetër arsye për optimizëm është se jetëgjatësia e njerëzve sa vjen e zgjatet dhe i lejon njerëzit të jenë produktivë për më gjatë. P.sh një 70-vjeçar në 2022-shin kishte të njëjtat aftësi konjitive si një 53-vjeçar në 2000-shin. Ndoshta kjo mund të mos vazhdojë, por për sa kohë do të vazhdojë do të reduktojë disi mungesën e forcës së punës.
Vendet që shpërdorojnë kapitalin njerëzor mund të gjejnë mënyra për të humbur më pak prej tij, duke ushqyer dhe edukuar më mirë mendjet e të rinjve dhe duke hequr barrierat për gratë që punojnë. Si përmbledhje, një popullsi në rënie nuk duhet të nënkuptojë një popullsi më të varfër. Japonia është tkurrur për gati dy dekada, megjithatë standardet e jetesës janë rritur ndjeshëm.
Nacionalistët kanë të drejtë kur thonë se përbërja e botës do të ndryshojë. Edhe sipas parashikimit të OKB-së, popullsia e Kinës do të shembet me më shumë se gjysmën deri në vitin 2100. India do të qëndrojë e qëndrueshme më gjatë. Europa dhe Amerika mund të shtyjnë tkurrjen nëpërmjet emigracionit – ose mund të zgjedhin të mos e bëjnë këtë. E ardhmja do të jetë më afrikane se e tashmja, por edhe atje lindshmëria po bie. Ndryshimet e mëdha, graduale gjeopolitike dhe kulturore janë normale. Bota i ka përballuar ato në të kaluarën dhe me siguri mund t’i përballojë sërish.
Pronatalistët shpresojnë të kundërshtojnë këto tendenca tektonike duke përdorur paratë publike për të rritur normat e lindjeve në shtëpi. Ata do të dështojnë. Qeveritë kanë një rol në bërjen e jetës më të lehtë për familjet, por përpjekja për t’i paguar njerëzit që të kenë më shumë fëmijë sesa do të kishin në të kundërt është ose jashtëzakonisht e shtrenjtë ose nuk funksionon. Edhe Hungaria, e cila shpenzon një 6% kolosale të PBB-së për politikat pronatale, ka ende fertilitet nën-zëvendësues dhe disa studime sugjerojnë se bonuset e saj të fryra të foshnjave kanë ndikuar kryesisht në kohën e lindjeve, jo në total.
Tkurrja, dhe rrjedhimisht plakja, e popullsisë do të kërkojë përfundimisht rregullime të mëdha ekonomike dhe sociale. Shumë të moshuar do të kenë nevojë për kujdes (edhe nëse nuk janë më të kushtueshëm se të rinjtë, të cilët shpesh kalojnë dy dekada duke pasur nevojë për mbështetje). Të vjetrit kanë më shumë gjasa të votojnë, kështu që pikëpamjet e tyre do të formësojnë politikën. Kjo mund ta bëjë më të vështirë rritjen e moshës së pensionit në përputhje me jetëgjatësinë, por herët a vonë qeveritë do të duhet ta bëjnë këtë.
Përshtatja me një planet më të zbrazët nuk do të jetë e lehtë, por do të jetë e realizueshme. Asnjë nga parashikimet e katastrofës demografike nuk duket i besueshëm këtë shekull, dhe viti 2100 është aq larg sa parashikimet përtej tij duken të pakuptimta. Kush e di? Deri atëherë prindërit mund të kenë teknologji që e bën më pak rraskapitëse rritjen e fëmijëve dhe familjet mund të zgjerohen përsëri. Por ky është thjesht spekulim. Për momentin, ka arsye për t’i kushtuar vëmendje, por jo për të hapur panik.
Burimi:TheEconomist/ Përshtati:Gazeta ‘SI’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



