Ne rrjet

“Mos më thërrit 20 përqindësh, jam shqiptar”

Shqiptarët nuk përmenden në asnjë rresht në Kushtetutën e Maqedonisë, por cilësohen me togfjalëshin si “pakica me mbi 20 për qind”. Për ta ndryshuar këtë dhe për të përcaktuar qartë këtë me emrin “shqiptar”, në Shkup ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese që kërkon ndryshimin e Kushtetutës.

Fushatë është një nismë e Aleancës për Shqiptarët dhe kërkesa kryesore për partitë politike që përmes përmes ndërhyrjeve në Kushtetutë të ndryshojë emërtimi “bashkësia etnike mbi 20 për qind” dhe zëvëndësimin e tij me emërtesën “shqiptarët”.

Kërkohet gjithashtu të ndryshohet edhe termi tjetër, që përcakton gjuhën shqipe si “gjuha e bashkësisë mbi 20 për qind”.

Fushatës i janë bashkuar edhe një pjesë e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, mes të cilëve edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Kreu i Komunes se Struges, Zijadin Sela

Aktivistët dhe përkrahësit e kësaj fushate thonë se një mundësie mirë që të reflektohen në dokumentin themeltar të Maqedonisë këto ndryshime është ndërhyrja e parashikuar për çështjen e emrit. Së bashku me këtë kërkohet që të korrigjohen edhe termat në fjalë.

Dy parti shqiptare kanë kërkuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe në këmbim të mbështetjes politike për paktin Athinë-Shkup.

Partitë e opozitës shqiptare, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët këmbëngulin se ndryshimi i Kushtetutës për zbatimin e marrëveshjes së emrit, është një mundësi e mirë edhe për ndryshime të tjera që do të përmirësonin jetën e shqiptarëve atje.

Si kryetari i Lëvizjes Besa, Bilal Kasemi, ashtu edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët , Zijadin Sela kanë paralajmëruar se mbështetja e mëtejshme për marrëveshjen e emrit, varet nëse qeveria e kryeministrit Zaev do të pranojë kërkesat e tyre për ndryshimet kushtetuese. Dy liderët e partisë politike kërkojnë zyrtarizimin e gjuhës shqipe në mbarë vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë