Treg

Mos e injoroni rritjen e Bitcoin!

Është koha të ndryshoni mendimet!

Harroni të shkuarën. Imagjinoni një të ardhme të re dhe të lavdishme. Dhe blini Bitcoin. Nuk është një valutë tipike – nuk mund të paguani dot kafenë me të. As taksat.
Që pas fitores së Donald Trump, atmosfera në botën e kriptove është bërë speciale – është një moment “Big Bang-u” që vështirë se mund të shmanget. Për herë të parë çmimi kaloi 90 mijë dollarë, rritje me 34% që nga dita e zgjedhjeve...pra javën e shkuar.

Targeti prej 100.000 dollarësh nuk duket i paarritshëm tashmë. Çfarë kohe për të jetuar!

Ekspertët e kompanisë financiare Bernstein po nxisin investitorët të “blejnë çdo gjë që munden” dhe të “ndryshojnë mentalitetin”. Udhëtimi i Bitcoin nuk mund të shpjegojet racionalisht, çdo gjë është vetëm: vision dhe intuitë. Trump e bëri kriptomonedhën një pajës të rëndësishmë të fushatës duke përfshirë edhe Elon Musk, fanatik i njohur i kriptove.

Musk është zgjedhur të drejtojë departamentin e “eficiencës” akronimi i së cilës është DOGE, njësoj si kriptomonedha që ai ka krijuar. Pra, është krijuar një klimë pozitive dhe konservatorët duket se janë gati t’i japin një shans monedhave digjitale.

Ekspertët britanikë i kanë sugjeruar qeverisë atje të bëjë Bitcoin një ndër asetet e portofolit në skemën e pensioneve.

Një projektim më i gjerë pret që qeveria Trump 2 ta trajtojë Bitcoin si një strategji me rëndësi. Robert F Kennedy Jr, dikur një riva dhe tashmë kandidat për të pozicione në administratë, sugjeroi ngritjen e një rezerve Bitcoin për të konkurruar arin.

Mund të jetë e vështirë për të bësuar dikë që kundërshton vaksinat dhe dëshiron të heqë fluorin nga sistemi i ujit, por përsëri: mendimet e reja!

Po bëhet çdo ditë e më e vështirë për të luftuar kundër revolucionit të kriptove./FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë