Gazeta Si – Një shtetas nga Maqedonia e Veriut është proceduar penalisht, pasi po tentonte të kalonte kufirin në Morinë me mbi 16 mijë euro të padeklaruara
Në hyrje të RSH-së, autoritetet kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.S., 42 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi 16.950 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.
Qytetari nga Maqedonia e Veriut akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




