Gazeta Si – Dy të rinj janë proceduar penalisht, pasi tentuan të kalonin kufirinin në Morinë me 28.500 euro të padeklaruara.
D. R., 24 vjeç dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë tentuan të kalonin përkatësisht 12 400 euro dhe 16 100 euro. Ndaj tyre ka nisur procedim në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.