Është vetëdorëzuar në polici punonjësi i IMT -së së Tiranës, Klajdi Zhilla, i cili ishte shpallur në kërkim gjatë një operacioni të SPAK dhe policisë, pasi mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali në Kombinat.
Mësohet se ai është paraqitur në polici të premten, i shoqëruar nga avokati Andi Skënderi.
Ai akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa në dëshminë paraprake ka pretenduar se nuk e dinte që ishte në kërkim dhe e ka mësuar nga mediat.
Ndërkohë, sot GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për inspektorin tjetër Geraldo Fuçia, i cili akuzohet si personi që i kërkoi paratë pronarit të subjektit. Para togave të zeza, ai ka pretenduar se nuk ka kryer asnjë veprim dhe se takimin dhe marrjen e parave e ka bërë kolegu i tij Klajdi Zhilla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



