Drejtësia

Mori ryshfet për një tender, lihet në burg ish-zyrtarja e OSHEE-së

Gazeta Si – Ish-drejtoresha e kabinetit në OSHEE, Albana Ferraj, është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke rikonfirmuar masën e sigurisë.

Ajo u arrestua 3 ditë më parë pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK që në vitin 2020.

Albana Ferraj akuzohet se në bashkëpunim me 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave kanë favorizuar një kompani italiane për tender konsulencë me vlerë prej 138 milionë Lekë.

SPAK thotë se Ferraj për favorizimin e bërë kompanisë ka përfituar një vlerë prej 131 mijë eurosh të cilën e ka kanalizuar në një kompani tjetër.

Ferraj, e cila kishte postin e drejtoreshës së kabinetit pranë OSHEE, ishte arkëtuesja e ryshfetit nga kompania italiane “Com Metodi” s.p.a me seli në Milano.

Ish-zyrtarja 48-vjeçarje akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë