Gazeta Si – GJKKO ka dënuar ish-kreun e IMT Elbasan, Andri Mehja me 2 vite burg për korrupsion që i konvertohet në 4 vite shërbim prove, pasi mori para për të favorizuar një ndërtim pa leje.
Sipas njoftimit të GJKKO, ish-kreut të IMT Elbasan i ndalohen funksionet publike për 5 vite. Andri Mehja, akuzohet për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi akuzohet se i ka marrë para një qytetari për ta favorizuar për një ndërtim pa leje.
Po ashtu, GJKKO ka dënuar me 3 vite burg për korrupsion edhe Gentian Bakon, punonjës i INUV në Elbasan, dënim i cili i konvertohet në 4 vite shërbim prove.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.