Bota

Mori ryshfet në parà dhe kallëpe ari, ish-senatori amerikan Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg

Gazeta Si – Një juri në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dënoi ish-senatorin e Nju Xhersit, Robert Menendez me 11 vjet burg për krime të ndryshme, duke përfshirë ryshfet, mashtrim dhe zhvatje.

Menendez është pjesë e Partisë Demokratike dhe ka qenë kreu i Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit për vite me radhë.

Në korrik ai u shpall fajtor se i kishte dhënë qeverisë egjiptiane informacion konfidencial për disa punonjës të administratës amerikane dhe për ndërhyrje në hetimet në lidhje me biznesmenët e Nju Xhersit në këmbim të shufrave të arit dhe një makine.

Fred Daibes dhe Wael Hana, dy nga tre burrat e akuzuar për ryshfet ndaj Menendez, u dënuan me 7 dhe 8 vjet burg respektivisht; dënimi i të tretit, Jose Uribe, do të vendoset në javët në vijim.

Çështja “Menendez” kishte shkaktuar një bujë, sepse në një farë mënyre kujtonte komplotin e një filmi spiun.

Në qershor të tre viteve më parë, agjentët federalë kontrolluan shtëpinë e senatorit dhe gruas së tij, duke gjetur shumë pasuri që ishin të vështira për t’u justifikuar: 480 mijë dollarë para cash, shufra ari me vlerë 120 mijë dollarë dhe një “Mercedes” i konvertueshëm 60 mijë dollarë, këstet e të cilit ishin paguar nga një njeri për të cilin Menendez dyshohet se ka bërë favore duke përdorur pushtetin e tij politik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë