Ka ndodhur

Mori peng në makinë të riun në Sarandë, arrestohet 33-vjeçari

Gazeta Si – Një 33-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Sarandë pas dyshimeve se ka marrë një 19-vjeçar me forcë në automjet kundër vullnetit të tij. Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur ditën e mërkurë, 24 shtator, në fshatin Metoq të Sarandës.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas informacioneve se një i ri ishte marrë me forcë në një mjet, strukturat hetimore vijuan veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Nga deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore, 19-vjeçari nuk ka pranuar se ishte marrë forcërisht, por hetimet e mëtejshme bënë të mundur zbardhjen e plotë të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë