Politike

Mori detyrën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Gent Ibrahimi betohet para Presidentit   

Anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese do të jetë Genti Ibrahimi.

Ky i fundit u betua për mandatin e marrë para Presidentit të Republikës,  Bajram Begaj.

Gjatë ceremonisë ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Sokol Binaj, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca përfaqësues të OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë si dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë