Ka ndodhur

Morën ryshfet, pezullohen nga detyra dy punonjës policie në Lezhë

Gazeta Si – Dy punonjës policie në Lezhë janë pezulluar nga detyra me akuzën e ryshfetit, teksa ndaj tyre ka nisur hetim administrativ për shkelje të rëndë të procedurës standarde të punës.

Reagimi i policisë erdhi pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku inspektorët A.Ç., dhe K.Ll., të dy punonjës së Patrullës së Përgjithshme në stacionin e policisë në Shëngjin, u filmuan duke përfituar para në mënyrë të paligjshme gjatë ndalimit të automjeteve.

“Policia e Shtetit falënderon qytetarët dhe median që denoncojnë raste të tilla, si dhe i siguron ata se është e vendosur për të larguar nga radhët e saj, cilindo punonjës që do të abuzojë me detyrën”, thuhet në reagimin zyrtar të policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë