Ngjarje

Morën peng dhe dhunuan një qytetar, shoqërohen 3 persona në Korçë

Nga Gazeta ‘SI’ – Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte nën dyshimet se kanë marrë peng dhe keqtrajtuar një qytetar.

Sipas burimeve, autorët e dyshuar Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie.

Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë ndërsa aksioni policor po finalizohet ditën e sotme.

Njëri nga të shoqëruarit është Alti Nallbati vëllai i deputetit Bledion Nallbati.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë