Gazeta Si – Dy vëllezër A.G., dhe L.G., janë arrestuar në Durrës me akuzën e pengmarrjes, pasi morën në makinë një 41 vjeçar, e çuan në zonën e Kënetës dhe e kërcënuan.
Menjëherë pas denoncimit të tij, policia ka bërë të mundur kapjen e dy vëllezërve, 25 dhe 29 vjeç
Personi I kanosur, 44-vjeçari B.Sh., banues në lagjen nr.13 të Durrësit tregoi në polici se ishte marrë pa dëshirën e tij në makinë nga dy vëllezër të cilët e kishin çuar në zonën e Kënetës dhe e kishin kërcënuar për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe tre aparate celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.