Rritja e nivelit të borxhit mund të vazhdojë të rrisë mundësinë e dështimit të ekonomive që sapo kishin nisur rimëkëmbjen.
Një analist i Moody’s tha për CNBC se borxhi i qeverisë ishte lloji i borxhit më të madh dhe kjo për shkak të nevojës për një stimul fiskal. Paralelisht të ardhurat nga taksat ishin shumë të ulëta.
Borxhi total global i qeverisë, korporatave dhe familjeve u rrit në 2.400 trilionë dollarë. Borxhi global arriti në nivel 366% të PBB-së.
Borxhi i përgjithshëm u rrit gjatë dy dekadave të kaluara dhe tani përbën 1/3 e të gjithë borxhit.
Tregjet në Turqi, Vietnam dhe Brazil po rrezikojnë pasi kanë rritur borxhet e tyre në më shumë se një sektor.
India, Argjentina dhe Malajzia po përballen me valë të tjera infektimesh duke dëmtuar ekonominë e tyre, ndërkohë SHBA-ja dhe Australia po shohin rënie të infektimeve me Covid-19.
Sipas analistit nga Moody’s, nivelet më të larta të borxhit do të mund të jenë në vendet që frenojnë shpenzimet për të mbajtur borxhin nën kontroll.
Gjithsesi, kur ekonomia po rikuperohet borxhi duket të jetë problem zgjidhshëm, ndonëse i pabarabartë. Vendet e pasura po ecin mirë me vaksinimin dhe procesin e hapjes ndërsa vendet e varfëra janë pak më mbrapa.
Burimi: CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje