Ekonomi

Moody’s: Rritja ekonomike e Shqipërisë 3.8%, nuk ndryshon

Rishikimi më i fundit i Agjencisë së vlerësimit të kreditit, Moody`s për indikatorët kryesorë makroekonomikë të Shqipërisë rezulton me një projeksion të pandryshuar të rritjes prej 3,8%.

Raporti i 3 qershorit, tregon se edhe në vitin 2020 parashikimi për rritjen ekonomike të vendit mbetet 3,8%.

Vlerësimi për borxhin sovran të vendit mbetet i njëjtë në B1 me perspektivë të qëndrueshme.
Mes indikatorëve kryesorë makroekonomikë të marrë në analizë është ecuria e çmimeve të konsumit dhe vulnerabiliteti i jashtëm.

Raporti i Moody`s thotë se, çmimet këtë vit do të rriten me një hap ndjeshëm të ngadaltë se vlerësohej pak muaj më parë.

I njëjtë është parashikimi edhe për vitin e ardhshëm.

Parashikimi për këtë vit ishte që inflacioni të ishte në 2.9%, por me rishikimin e fundit parashikohet në 2.2%, ende poshtë objektivit të Bankës Qendrore, 3%.

Vulnerabiliteti i jashtëm, ose ndryshe ndikimi i Shqipërisë nga zhvillimet e ekonomive të tjera jashtë kufirit dhe rrezikut që i kanoset nga jashtë aftësisë për të shlyer detyrimet, duke marrë në konsideratë luhatjet e kursit të këmbimit në borxhin në valutë, vlerësohet të jetë përmirësuar ndjeshëm për këtë vit. Edhe viti 2020 parashikohet njëjtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë