Futboll

‘Money for Nothing’, anglezët citojnë Dire Straits pas barazimit të Çelsit

Gazeta Si – Qindra miliona euro të shpenzuara në merkato dhe një barazim 0-0 me Fulhemin në kampionat. Për çmenduritë pa sens të Çelsit në merkato shtypi anglez citon titullin e këngës së njohur të Dire Straits, ‘Money for Nothing’ (Shumë para për asgjë).

Vërtet shumë para për asgjë. Çelsi duket si në fillimet e epokës së Abramoviçit, kur blinte pa fund, por rezultatet nuk ishin ato që priteshin. Edhe tani, me pronarët e rinj, klubi londinez po blen çdo lojtar që do, duke bërë blerje faraonike, siç ishte kjo e fundit, 120 milionë euro për Enco Fernandez, por skuadra në fushë nuk po fiton.

Fernandez, nje nga blerjet me te medha te Çelsit, ndaj Fulhemit. Gazeta Si, 4 shkurt 2023

Në futboll jo gjithçka varet nga buxheti, sa miliona euro shpenzon. E rëndësishme është të dish t’i shpenzosh për një skuadër kompetitive. Aktualisht skuadra e drejtuar nga trajneri Poter mban vendin e 9-të, larg zonës Champions dhe me një ndeshje më shumë.

Në gjithë këtë histori, shtypi anglez nuk fal. Faqja e parë e Star Sport i dedikohej pikërisht barazimit shterpë të Çelsit në ‘Stamford Bridge’, me titullin ‘Money for Nothing’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë