Gazeta Si – Ragip Gila, autori i masakrës në Shkodër, me 2 të vrarë e 2 të plagosur, është pikasur nga kamerat e sigurisë në tentativë për t’u larguar pas krimit.
Gila shihet i veshur me një skafandër në kokë dhe pistoletë në dorë teksa largohet nga vendi i ngjarjes.
Nga atentati mbetën të vdekur shtetasit Armando Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën dy të tjerë, Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri. “Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të”, ka deklaruar Ragip Gila.
“Erogen Vaso ka ndenjur duke më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Erogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar Gila pas marrjes në pyetje në polici.

Ndërkohë, Erogen Brajoviç, një ndër të plagosurit e atentatit të mëngjesit së 8 shtatorit në Shkodër, dhe i dyshuar si objektivi i këtij sulmi me armë zjarri, ka reaguar për mediat nga spitali, ku ndodhet ende i shtruar, për shkak të 4 plagëve të marra nga breshëria e plumbave që u zbraz mbi të dhe 2 miqtë e tij në lokalin pranë Bashkisë, të cilët humbën jetën.
Në deklaratën e tij, Erogon Brajoviç kërkon që emri i tij të mos atashohet me grupe kriminale dhe emra të caktuar të botës së krimit, dhe thekson se jeta e tij është e ndarë mes sipërmarrjes dhe sportit.
“Unë Erogen Millan Vaso (Brajovic) e bej kete reagim per mediat dhe opinionin publik. Ne keto momente te veshtira jo vetem per mua i shpreh ngushellimet e ndjera familjareve te 2 miqve te mi qe ishim sebashku sot ne mengjes ne nje kafe ne qender te Shkodres. Ata ishin qytetare model te Shkodres, familjare te respektuar nga gjithe komuniteti. Dora e pabesise te nje vrasesi i shkeputi sot nga jeta teksa ishim sebashku dhe per mua personalisht eshte dhimbje e rende dhe plage qe nuk mbyllet! Kjofshin ne paqe me zotin Armando dhe Geridoni! Zoti ju dhente force familjeve te tyre! Gjithashtu i uroj sherim te shpejte vajzes te plagosur ne kete ngjarje. Distancohem plotesisht nga informacione qe lidhin personin tim me emra dhe grupe te caktuara ne Shkoder. Jam sipermarres ne disa biznese, nje pjese trasheguar nga babai im gjithashtu ai sipermarres deri ne fund te jetes, ish-futbollist i Shkodres dhe kombetares shqiptare. Une kam qene per shkak edhe te tradites familjare, ish-futbollist i ekipit te Vllaznise, ish-President i klubit te futbollit Terbuni te Pukes. Familja ime ka patur nje histori persekutimi politik para viteve ‘90, por dhe vite me pas per shkak se ka perfaqesuar komunitetin malazez ne Qarkun e Shkodres. Per interesa te ketij komuniteti dhe Shkodres kam sherbyer me korrektesi per disa vite anetar i keshillit bashkiak te qytetit tim ashtu sikurse kishte sherbyer njeri prej miqve te mi te afert qe humbi jeten sot. Jam informuar ne spital qe autori eshte ndaluar dhe shpresoj te zbardhen sa me shpejt motivet e ketij akti te rende tragjik! Sa per lidhje te tjera qe aludohen ne media sqaroj se duhen lene institucionet e ligjit te trajtojne keto ceshtje”,- është shprehur Erogeni.
Dyshohet se objektiv i atentatit ishte Erogen Vaso (Brajovic), i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet aktualisht në spital.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



