Gazeta Si - Gjatë momenteve të arrestimit të tij nga njësia operacionale e policisë, ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë rezistencë.
Siç shihni në video, agjentët e Byrosë Kombëtare te Hetimit e kanë rrethuar automjetin e tij te “Kthesa e Kamzës” dhe e kanë tërhequr me forcë drejt automjetit të policisë.
Duket se Meta ka bërë rezistencë gjatë ndalimit të tij.
Meta, është ish-Presidenti i parë që prangoset në vend. Ai është arrestuar me urdhër të SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e pasurisë. Ndaj ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ndaj Metës rëndojnë 3 akuza penale, për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “mos deklarim pasurie”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.