Gazeta Si – Momentet e fundit të jetës së Yahya Sinwar brenda një ndërtese të shkatërruar në jug të Gazës, janë publikuar nga ushtria izrealire, IDF.
Një dron i ushtrisë izraelite e zbuloi përpara se lideri i Hamasit të vritej brenda një ndërtese në lagjen “Tal Ash Sultan” në Rafah.
Një ekip i ushtrisë izraelite po patrullonte dhe po kryente kontrolle në atë zonë kur në rrugë hasi një grup prej 5 personash. Këta të fundit, sapo panë ushtarët izraelitë, nisën të hidhnin granata në drejtim të tyre.
Ushtarët izraelitë vranë 4 prej tyre. I pesti u fut brenda një ndërtese që ishte aty pranë. Alarmi u dha dhe vendi u rrethua nga ushtria e Izraelit. Një snajper izraelit qëndronte në distancë i pozicionuar sipas protokollit. Asnjë prej ushtarëve izraelitë nuk hyri brenda ndërtesës, por mbanin të rrethuar objektin.
Raw footage of Yahya Sinwar’s last moments: pic.twitter.com/GJGDlu7bie
— LTC Nadav Shoshani (@LTC_Shoshani) October 17, 2024
Ata ngritën në fluturim një dron me kamera për të gjetur personin e pestë që ishte fshehur brenda godinës së shkatërruar.
Droni arriti të lokalizonte këtë person, që rezultoi se ishte pikërisht Yahya Sinwar. Ky i fundit, siç duket në pamje, qëndronte i ulur në një kolltuk. Arma e tij ishte pa municione. Sapo pa dronin, ai nisi të hidhte shkopinj në drejtim të objektit fluturues.
Snajperisti i ushtrisë izraelite, një djalë 20-vjeçar, me urdhër të komandantit të tij, ekzekutoi me një plumb në kokë Yahya Sinwar. Më pas brenda ndërtesës hyri ushtria izraelite për të marrë trupin e pajetë të liderit të Hamasit. Për t’u siguruar që ishte ai, bënë analizat e ADN-së që konfirmuan se personi i vrarë ishte pikërisht udhëheqësi i Hamasit, i konsideruar si “arkitekti” i sulmeve vdekjeprurëse ndaj Izraelit 1 vit më parë.
Organizata terroriste e Hamasit mbetet tashmë pa një lider, kjo edhe për faktin se vëllai i Yahya Sinwar, gjithashtu është vrarë më herët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.