Drejtuesi ekzekutiv i JPMorgan, një prej gjigandëve financiarë në botë, ka qenë gjithmonë skeptik për Bitcoin. Ai i quante “budallenj” ata që merreshin me të, por sot, ai njoftoi se banka e tij do t’i lejonte klientët të përdornin Bitcoin.
Jamie Dimon, tha se klientët kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan me paratë e tyre, teksa përmendte se kriptomonedhat janë përdorru edhe në trafikun seksual e financimin e terrorizmit. “Unë mendoj se nuk duhet të pini cigare, por unë mbroj të drejtën tuaj për të pirë cigare. Kështu unë mbroj dhe të drejtën tuaj për të blerë Bitcoin”.
Ky vendim markon një moment shumë të rëndësishëm për komunitetin e Bitcoin, që edhe pse nisi si një mjet anti-establishment tani po përjeton pranimin nga institucionet. Dimon, një konservator i financës tradicionale, ka këmbëngulur gjithmonë në dekurajimin e investitorëve për të hedhur para drejt kriptove. Ndryshimi i mendimeve të tij duket si një rezultat i kërkesës së klientëve.
Përfshirja e JPMorgan mund të jetë një ogur për të tërhequr të tjera banka tradicionale drejt botës së kriptove, tashmë që edhe qeveria Trump ka siguruar mbështetjen për këtë industri.
Sot, Bitcoin po tregtohet me 108 mijë dollarë, shumë pranë vlerës së tij më të lartë historike, që arriti në janar, 109 mijë dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.