NHS në Angli po u jep deri në 150,000 pacientëve një pankreas artificial në atë që është cilësuar si një ‘moment historik’ për diabetikët e tipit 1.
Kjo do të shënojë në mënyrë efektive fundin e testeve të dhimbshme të gjakut dhe injeksioneve të rregullta për shumicën e njerëzve me këtë sëmundje.
Pajisja, e njohur si një sistem hibrid, përdor një algoritëm të teknologjisë së lartë për të përcaktuar sasinë e insulinës që nevojitet për të mbajtur të qëndrueshme nivelet e sheqerit në gjak të përdoruesit, e cila shpërndahet përmes një pompe.
Ekspertët thonë se ‘teknologjia futuriste’ do të transformojë jetën e atyre me këtë problem pasi provat e gjetën atë më efektive në menaxhimin e gjendjes sesa pajisjet aktuale, ndërkohë që kanë nevojë për shumë më pak të dhëna nga pacientët.
NHS u ka dhënë 2.5 milionë paund autoriteteve lokale shëndetësore për të filluar identifikimin e pacientëve që do të përfitojnë gjatë programit pesë-vjeçar.
Organizatat e diabetit thanë se ishte ‘tepër emocionuese’ për pacientët.
Diabeti i tipit 1 është kur pankreasi nuk prodhon ose prodhon insulinë të pamjaftueshme, duke shkaktuar nivele të larta të sheqerit në gjak që janë potencialisht fatale.
Mund të jetë veçanërisht e vështirë për t’u menaxhuar te fëmijët për shkak të ndryshimeve në nivelet e insulinës dhe pamundësinë për të menaxhuar nivelet e insulinës.
Pajisja vendoset pranë trupit për të monitoruar vazhdimisht nivelet e glukozës në gjak dhe rregullon automatikisht insulinën që shpërndahet nëpërmjet një pompe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




