Politike

Moisiu: Ligjet, për fat të keq në Shqipëri, i bëjmë për individët

Ish-presidenti Alfred Moisiu në një intervistë në podcast-in "Public Square" me Ditmir Bushatin, u shpreh se jemi një vend që nuk kemi ligj për presidentin.

Në fjalën e tij ai theksoi se për fat të keq në Shqipëri, ligjet bëhen për individët, për interesat e tyre.

"Jemi një vend që nuk kemi ligj për presidentin. Madje e kam thënë e publikisht por asnjë nuk e vë ujin në zjarr. E di pse? Sepse ne ligjet për fat të keq i bëjmë për individët. Është X president apo kryeministër, çfarë të bëjmë tani që ta pengojmë atë? Këtë po ta them se kam biseduar dhe me ministrin e Drejtësisë. Nuk mund të bëhen ligje për individët.

Mirëpo për fat të keq kështu është ende. Shpresoj që kjo punë duhet të marrë fund. Ky trazicion po na shkatërron, po bashtis rininë", u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë