Zhan Todt, pas 12 vjetësh, ia lë stafetën Mohamed ben Sulayem. Është ai presidenti i ri i FIA-s (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit). Todt, 74 vjeç, do të jetë zëvendëspresident nderi, një pozicion që i është dhënë edhe Anxhelo Stiki Damianit.
Sulayem është një sipërmarrës i njohur në Dubai dhe kjo lëvizje është një shenjë se gjeopolitika e automobilizmit po ndryshon, duke u spostuar në tregun e lindjes. Mohamed ben Sulayem, që ishte në garë me Graham Stoker, një avokat anglez dhe krahu i djathtë i Todt, është zjedhur president me 61.6% të votave. Mes pikave kyçe të mandatit të tij është edhe rinovimi i Federatës.

Një ish-pilot i një niveli të mirë, 12 fitore në Rally të Jordanisë, Mohamed ben Sulayem ka një eksperiencë të konsiderueshme në automobilizëm. Në 2008-ën ka qenë një ndër zëvendëspresidentët e FIA-s dhe pjesëtar i Këshillit Botëror të Motorsportit, përveçse ka pasur një rol vendimtar në futjen e Çmimit të Madh të Abu Dhabit në calendar. Ai është presidenti i parë joeuropian i FIA-s.
Bie në sy fakti se në skuadrën e Mohamed ben Sulayem është përfshirë edhe bashkëshortja e Berni Ekleston, Fabiana Ekleston, e cila është zëvendëspresidente e sportit për Amerikën e Jugut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




