Pak pas nisjes së protestës së opozitës së bashkuar, Përfaqësuesja e lartë e BE-së dhe Federica Mogherini dhe Komisioneri Johannes Hahn kanë dalë me një deklaaratë të përbashkët ku ngrenë shqetësime për zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri.
Dy zyrtarët e lartë dënojnë thirrjet për akte dhune dhe e cilësojnë djegjen e mandateve si një vendim anti-demokratik që shkon kundër perspektivës eururopinëe të Shqipërisë.
Duke pasur parasysh protestat në Shqipëri sot, ne riafirmojmë të drejtën e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore si një tipar thelbësor dhe një vlerë thelbësore e demokracisë, por denoncojmë fuqimisht çdo retorikë të udhëheqësve politikë që bëjnë thirrje për dhunë, thuhet në deklaratën e përbashkët të dy zyrtarëve të lartë.
“Për më tepër, vendimi i opozitës për dorëzimin e mandatet e tyre pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Parlamenti është vendi ku duhet të diskutohen reformat, të cilat duhet të çohen përpara dhe jo të bojkotohen”, thekson deklarata. “Këto vendime dhe akte janë joproduktive, shkojnë kundër zgjedhjes demokratike të shtetasve shqiptarë si dhe minojnë progresin që ka bërë Shqipëria në rrugën drejt Bashkimit Europian.”
Mohgerini dhe Hahn theksojnë se Bashkimi Europian pret që të gjithë anëtarët e Parlamentit shqiptar të mbrojnë idealet dhe parimet e demokracisë dhe të vazhdojnë të shërbejnë në Kuvend. “Ne po ashtu presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike në të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj”, përfundon reagimi i dy zyrtarëve të lartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.





