Analize

“Modeli Orban” i kapjes së mediave po përhapet në Ballkan

Imagjinoni një rajon ku mediat kontrollohen nga kartelet e lidhura me qeveritë dhe oligarkët. Kryeministrat japin kontrata fitimprurëse për kompanitë e shtypit që i mbështesin ata dhe dënojnë financiarisht ato që nuk u binden rregullave të tyre. Televizionet publike janë distancuar nga gazetaria kritike dhe janë shndërruar në tifozë të partisë në pushtet.

Ky është Ballkani i vitit 2019. Dhe sigurisht “shtëpia shpirtërore” e kapjes së medias është Hungaria.

Një hetim nga Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit zbuloi se biznesmenët hungarezë dhe kompanitë e lidhura me kryeministrin Viktor Orban kanë blerë aksione në kompanitë më të mëdha të mediave në Hungari.

Raporti thekson se Orban në Hungari por edhe presidenti Aleksandër Vuçiç në Serbi kanë pasur sukses të madh në nxjerrjen jashtë loje të gazetarisë kritike në vendet e tyre. Politikat e tyre autokrate ndaj lirisë së medias u vërtetuan të mërkurën edhe nga raporti i fundit i “Freedom House”.

"Të dy udhëheqësit e kanë vendosur pronësinë e medias në duart e miqve të tyre, duke u siguruar që televizionet kryesore të mbështesin qeverinë dhe të tregojnë kundërshtarët e saj të perceptuar. Në Hungari gati 80 për qind e mediave janë në pronësi të aleatëve qeveritarë", shkruhej në raportin e “Freedom House”.

Viktor Orban dhe presidenti Aleksandër Vuçiç

Për ekspertët, format e reja të represionit ndaj medias po përhapen madje edhe në shoqëritë e hapura.

"Në Serbi jemi duke parë shembullin kryesor, së bashku me Hungarinë, një vend që ka një udhëheqës të zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili ka përdorur pushtetin për të marrë kontrollin e medias dhe për të transmetuar mesazhe që e mbështetin atë të mbetet në pushtet", thotë Sarah Repucci, drejtoreshë e lartë e “Freedom House”.

Raporti ngrinte po ashtu alarmin se në Serbi por edhe vendet e tjera të Ballkanit  mjedisi kërcënues pengonte punën e përditshme të gazetarëve.

"Hungaria shërben si shembulli kryesor ku ky kontroll mbi mediat ka qenë i suksesshëm. Por edhe pse në Serbi, Vuçiç dhe aleatët e tij ende nuk e kanë konsoliduar kontrollin mbi mediat, ata po ndjekin hapat e Orbanit. Udhëheqësit e Hungarisë dhe të Serbisë janë mjeshtra të ndërtimit të një realiteti të ri të frikshëm për vendet e tyre", thotë Repucci.

Kapja e mediave ndodh kur qeveritë dhe interesat e biznesit bashkohen për të kontrolluar dhe manipuluar rrjedhën e informacionit.

Duke heshtur zërat e kundërshtueshëm, kartelet e lidhura me qeverinë janë në gjendje të shmangin llogaridhënien, të sigurojnë një qasje të gjerë në burimet publike dhe të zgjasin qëndrimin në pushtet.

Një raport i botuar nga Fondi për Investimet në Media ekspozon shtrirjen e këtij fenomeni në shumë vende në Evropën Lindore, Qendrore dhe Juglindore. Strategjia e kryeministrit Viktor Orban është e thjeshtë, por efektive.

Pas fitimit të zgjedhjeve të 2010, partia qeverisëse “Fidesz” paraqiti një ligj kufizues për lirinë e medias dhe caktoi një Këshill të ri mbikëqyrës për ta kontrolluar. Ligji gjithashtu do të bashkonte të gjitha mjetet e transmetimit publik dhe i vendosi në një njësi të vetme nën kontrollin e Këshillit të Medias, i cili bëri edhe spastrimin e gazetarëve kritikë.

Pas kontrollit mbi mediat publike, qeveria rriti shpenzimet e reklamave shtetërore në mediat private me audienca të mëdha. Çuditërisht, kjo i bëri kompanitë mediatike mjaft të cenueshme.

Aleatët e partisë në pushtet shpejt blenë më pas media njëra pas tjetrës, duke përdorur shpesh kreditë bujare nga bankat e kontrolluara nga shteti.

Si hap final, në fund të vitit të kaluar, oligarkët krijuan Fondacionin e Mediave të Europës Qendrore dhe i vunë 476 media nën kontrollin e kësaj organizate.

Ndër donatorët ishin njerëz si Lorinc Meszaros, miku i ngushtë i Orbanit, i cili tani është një nga njerëzit më të pasur në vend, pjesërisht falë kontratave publike.

Por më keqja erdhi me përhapjen e “modelit Orban”. Tani ka pak media të pavarura në vende si Republika Çeke, Turqia dhe sigurisht Serbia, ku qeveritë dhe aleatët e tyre biznesmenë kanë përdorur taktika të ngjashme. Në Poloni, partia në pushtet ka përqafuar hapur “modelin Orban” dhe po ndjek vazhdimisht strategjinë e tij për kapjen e medias.

Rritja e kontrollit mbi mediat u ilustrua muajin e kaluar nga ish-zëvendëskryeministri austriak Heinz-Christian Strache, i cili u filmua duke i ofruar kontrata qeveritare një oligarkeje ruse, të cilat përfshinin blerjen e 50 për qind të aksioneve të gazetën austriake “Kronen Zeitung” dhe vënin e kësaj redaksisë së pozicion të saj.

Shumë ekspertë në BE bëjnë thirrje për të ndaluar përhapjen e kapjes së medias përpara se të jetë tepër vonë. Ndërhyrja e politikës do të ishte mënyra e qartë, por paradoksi është se ndryshimet nuk mund të vijnë nga qeveritë që vetë i kanë kapur tashmë mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë