Edi Reja, trajneri i Kombëtares shqiptare, ka dhënë së fundi një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Një intervistë ndryshe nga ato ku fokusi është te rezultati dhe formacioni i ndeshjes. Reja ka folur për kohën si futbollist, kujtimet për Anglinë dhe “Wembley”-in, miqtë e kohës, edhe për Shqipërinë aktuale, sigurisht. Ja intervistëa e plotë e trajnerit 76-vjeçar:

Kujtime nga Anglia si futbollit?
Një ndeshje me Under 23, në skuadër me Bob Vierin, Anastazin, mikun tim Pazeti, me të cilin luaja te Spali. Flasim për 20 dhjetor 1967, në Notingam, në një fushë të ngrirë. Pas ndeshjes ne u kthyem në hotel, anglezët dolën më bashkëshortet dhe të fejuarat. E kishim zili lirinë e tyre. Në atë kohë ne duhej të silleshim si priftërinj. Në Angli ishin vitet e Beatles.
Pra, as që bëhej fjalë për flokë të gjatë?
Moda na lojenonte në atë kohë vetëm flokët pak më të çrregullt. Ishte diçka, mua më pëlqenin Beatles dhe shpirti që buronte nga këngët e tyre.
Në Angli sot më i çregullti është kryeministri Xhonson?
Nuk më entuziazmon.
Po futbolli në Premier Ligë?
Burimet e tyre ekonomike dhe të huajt, lojtarë dhe trajnerë, kanë bërë që ky kampionat të bëhet më interesanti në botë. Në Premier sot është ajka e kampionëve, por edhe në kohën time ishte një futboll i nivelit të parë. Mund të përmend Bobi Çarlton, Xhorxh Best dhe mesfushorin e fortë Stiles.

Shqiëpria ka një shpresë të vogël për të shkuar në “Play-off”, por ëndrra kalon edhe nga rezultatet e tjera?
Kemi qenë pa fat në dy ndeshjet me Poloninë, mes Covid-it dhe penalltisë së mohuar.
Pragndeshje e qetë?
Na kanë mohuar shoqërimin, por gjithçka tjetër është pa problem.
Çfarë ndjesie është të debutoni në “Wembley” në moshën tuaj?
Çmimi i pasionit. Pas Katanias, në 2003-shin, kisha vendosur ta lija punën e trajnerit. U futa në kurs për të marrë patentën për varkën, sepse doja të shëtisja Adriatikun, bregu kroat është shumë i bukur. Një mbrëje më telefonoi Çelino për të marrë Kaljarin. E refuzova, doja të shijoja detin, por të njëjtën mbrëmje më telefoinoi sërish dhe ditën tjetër firmosa kontratën. Karriera rinisi, Napoli, Lacio, Hajduku, Atalanta dhe Shqipëria. Më pëlqen të stërvis, je në kontakt me të rinjtë dhe je i lidhur me botën.

Nga vitet ‘60 deri më sot është një revolucion kopernik…
Ne shkonim për rërë dhe banjo dielli në Grado dhe ishim të shumtë, sot as që imagjinohet.
Pengje të asaj kohe?
Që nuk ka folur më gjatë me Pazolinin. Ishin kohë, kur organizoheshin miqësore me këngëtarë dhe njerëz të kinemasë. Ai ishte shumë i zoti, një mesfushor i shpejtë. E kalonte ditën duke lexuar nën çadër, kuptohej që kishte një kulturë të jashtëzakonshme.
Miqtë e jetës suaj?
Bruno Picul. Fabio Kapelo.
Pas Macncinit dhe Marko Rosit, mungon italiani i tretë për të zënë ”mat” Southgejt?
Ka kaluar koha, e përshëndes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




