Ka ndodhur

Mjeti rrëzohet në pikën e grumbullimit të inerteve, humb jetën 59-vjeçari

Gazeta Si – Një 59-vjeçar ka humbur jetën gjatë natës në fshatin Mollaj të Ballshit, pasi mjeti i tij është rrëzuar në pikën e grumbullimit të inerteve.

Policia thotë se mjeti tip “Man”, me drejtues shtetasin F.M., 59 vjeç, banues në Boçovë, është rrëzuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë