Ka ndodhur

Mjeti del nga rruga në aksin Rubik-Rrëshen, në gjendje të rëndë dy të rinj

Gazeta Si – Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të mërkurë në dalje të Rubikut, në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Burimet bëjnë me dije se kanë mbetur të plagosur dy të rinj nga Tropoja, rreth moshës 30 vjeç dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve paraprake, mjeti i tyre është përplasur me barrierën mbrojtëse dhe ka përfunduar poshtë rrugës në aksin Rubik-Rrëshen.

Ata kanë marrë ndihmën e parë në Rrëshen, ndërsa tashmë janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë