Ka ndodhur

Mjeti del nga rruga, ndërron jetë 38-vjeçari nga Malësia e Madhe

Gazeta Si - Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ndodhi sot në mbrëmje në Hot të Malësisë së Madhe. Martin Lulaj, 38 vjeç, ka ndërruar jetë, pasi mjeti i tij doli nga rruga.

Lulaj ka marrë plagë të rënda dhe humbi jetën gjatë rrugës për në spital.

Njoftimi policisë
Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M.L, pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë