Gazeta Si – Një aksident me tre të lënduar ndodhi pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”.
Policia tha se ngjarja rreth orës 17:45, te “Kthesa e Cakranit”, ku në rrethana ende të paqarta, shoferja 46-vjeçare, e cila drejtonte këtë makinë “Benz”, humbi kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.
Për pasojë të lënduar mbetën të tre personat që ndodheshin në mjet, të cilët u dërguan në spital.
“Rreth orës 17:45, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”, shtetasja A. L., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasja V. L., 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve si edhe po kryen ekzaminimet mjekësore shtetasi A. A., 46 vjeç dhe drejtuesja e mjetit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, tha policia në një njoftim për mediat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




