Ka ndodhur

Mjekuan Dumanin në shtëpi pas plagosjes, lirohen dy mjekët dhe infermieri

Gazeta Si – Dy mjekët dhe infermieri të cilët i dhanë ndihmën e parë mjekësore në shtëpi të plagosurit Nuredin Dumani, janë liruar.

Gjykata e Elbasanit, duke rivlerësuar masat e sigurisë, ka vendosur “detyrim paraqitje” për mjekun kirurg Julian Malaj në spital, ku ndodhet i shtruar për shkak të problemeve shëndetësore.

Ndërsa mjeku Ermal Gjeci dhe infermieri Bledar Berdalli u lanë në “arrest shtëpie”.

Arrestimi i tyre është bërë pas atentatit ndaj Nuredin Dumanit në Elbasan, i cili braktisi mjetin tip BMË pak metra larg vendit ku ndodhi atentati dhe u arratis drejt Fierit.

Mjekët akuzohen për moskallëzim krimi, pasi nuk raportuan në polici se kishin mjekuar të shumëkrkuarin. Në deklarimet e tyre ata kanë thënë se nuk e njihnin atë dhe as kishin dijeni për të shkuarën e Dumanit.

Një ditë më parë, Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg ‘ushtarin’ e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajn, ndërsa e dashura e tij, 20-vjeçarja nga Kosova. M.H.,  është lënë në ‘detyrim paraqitje’.

Përpara trupit gjykues, ajo është shprehur se nuk e dinte të shkuarën e Nuredin Dumanit, pasi ai i ishte prezantuar me një emër tjetër.

Dumani u vu në pranga para disa ditësh vetëm pak orë pasi ishte plagosur pas përplasjes me armë zjarri që dyshohet se pati me ish-mikun e tij Talo Çel në Papër të Elbasanit. Pas atentatit ai u plagos dhe u strehua në Fier, por që u kap nga policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë