Ka ndodhur

Mjeku Edvin Prifti: Kërkoj heqjen e arrestit me burg! Lekët janë kursime familjare

Zbardhet kërkesa në Gjykatën e Apelit e mjekut Edvin Prifti për heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Kardiologu Edvin Prifti ka kërkuar lehtësim mase në “detyrim paraqitje”.

Ndërkaq ka kërkuar që t’i kthehen lekët e sekuestruara pasi sipas tij janë kursime familjare.

Mjeku Edvin Prifti u la pak ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave, pas shumës së madhe të lekëve që iu gjet në shtëpinë e tij, por sot avokatët kanë depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e tij. SPAK i gjeti mjekut në banesë dhe në zyrë 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë (rreth 500 milionë lekë në total).

Emri i mjekut kardiokirurg dhe infermieres së QSUT-së dolën pas hetimeve të SPAK për rastin e lirimit të një të dënuari me 25 vite burg në Fushë-Krujë, ngjarje për të cilën u arrestuan 10 persona mes të cilëve edhe gjyqtarja Enkeleida Hoxha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë