Ka ndodhur

Mjeku dhe kryeinfermieri përplasen fizikisht për pacientin në Spitalin e Traumës

Një ngjarje e pazakontë ndodhi sot në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku gjatë paradites kryeinfermieri i Ortopedisë me iniciale O.K., është përplasur fizikisht me mjekun me inicialet J.R.

Shkak është bërë një pacient, të cilin mjeku kirurg e kishte në dhomën e vizitave dhe kryeinfermieri kërkoi që ai të dilte jashtë. Konflikti precipitoi deri në përleshje mes kryeinfermierit dhe mjekut.

U desh ndërhyrja e pjesëtarëve të tjerë të personelit dhe e pacientëve të tjerë që situata të mos rëndohej më tej.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë