Ngjarje

Lufta brenda llojit/ Mjekja Alketa Pere jep tjetër deklaratë: Nuk jam unë ajo në hetim, por një tjetër Alketë, unë jam profesoreshë doktoreshë

Nga Gazeta Si - Mjekët e spitalit të Onkologjikut dhe personat e tjerë të përshirë në dosjen e Onkologjikut dolën sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Një prej mjekeve, Alketa Pere tha për gazetarët se është e pafajshme dhe nuk i ka orientuar pacientët me tumor në privat.

“Nuk kam asnjë koment. Kurrë në jetën time se kam bërë këtë gjë, që pacienti me kancer të shkojë në privat. Duhet të trajtohet në onkologjik, duhet të hetohen spitalet private për aktivitetin që kryhet. Duhet ndryshim rrënjësor në Onkologjik. Sot kam ardhur të mbroj veten time", tha Pere e cila lavdëroi edhe punën e prokurorëve.

"Prokuroria ka bërë një punë të mirë me hetimin", tha Pere.

Alketa Pere, e cila është një nga mjeket e akuzuar për skandalin te Onkologjiku në QSUT tha se në atë spital nuk ka shkelje.

“Duhet të sqarohen mirë gjërat kush i ka drejtuar pacientët në privatë. Unë nuk kam shteti, përfaqësoj veten time dhe në momentin që kam mbledhur dosjen time për të konkurruar për drejtimin e atij institucioni, ka përfunduar në plehra dosja ime. Nuk jam e shkaktuar, patjetër që do shkoj në Onkologjik”, tha ajo.

Mjekja është ankuar edhe për fotot që janë publikuar ditët e fundit nga mediat, duke thënë se e kanë mërzitur gazetarët.

"Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni nxjerrë fotot, m'i keni shtrembëruar. Më interesojnë dhe ato fotot. Duhet të ruhet etika, për atë punë keni mbaruar", tha mjekja.

Pasi doli nga Gjykata, Pere ndryshoi narrativë, këtë herë duke dalë kundra prokurorisë, duke thënë se nuk është ajo personi që përmendet në hetime, por është një tjetër Alketë.

"Është Alketa Ilo ajo që është përmendur në hetim, jo unë", tha Pere, duke thënë se Ilo është administratore ndërsa ajo (Pere) ishte profeshoreshë doktoreshë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë