Euro 2020

Mjekët që shpëtuan Eriksenin, të ftuar specialë në finalen e “Wembley”-t

Finalja e Euro 2020 do të ketë të ftuar specialë. Një skuadër më shumë, një skuadër që e ka fituar kompeticionin. Në “Wembley”, të ftuar nderi do të jenë pjesëtarët e ekipit mjekësor që i shpëtoi jetën Kristian Eriksenit, duke e sjellë në vete para se të transportohej për në “Rigshospitalet”.

Sipas “ekstrabladet”, ata që i dhanë ndihmën e parë mesfushorit danez janë të ftuar në finalen e Europianit. Një prej tyre është Peder Ersgard. Mjaft i emocionuar, ai mendoi se ishte një shaka, kur në adresë të tij mbërriti ftesa e firmosur nga vetë Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s.

Momenti kur Eriksen pësoi arrest kardiak. Gazeta Si, 6 korrik 2021

"Mendova se ishte një gabim në fillim, pastaj kur pashë logon e UEFA-s, thashë se do të ishte një falënderim, maksimumi një fanellë. Në fakt, Ceferin më ka ftuar për një eksperienvë VIP në Londër më 11 korrik. Mezi pres të jem aty, jam i emocionuar si një fëmijë në prag të Krishtlindjeve. Jam krenar për punën e kryer nga kolegët e mi dhe mbi të gjitha u surprizova nga reagimi i lojtarëve, që qëndruan rreth shokut të skuadrës. Sapo kaloi ngjarja, ata reaguan edhe në fushë, duke shkuar në gjysmëfinale. Mendoj se është një arritje më e madhe se e Danimarkës që fitoi titullin në 1992-shin", - tha Ersgard.

Është legjitime që në këtë pikë danezët të andërrojnë kompletimin e rrugëtimit me daljen në finale. "Kjo Danimarkë ka një shpirt të madh, vazhdoi lojën pavarësisht asaj që ndodhi me Eriksenin, ruajti përqendrimin, duke luajtur futboll të bukur. Shpresoj të luajmë në finale ndaj Italisë, do ishte shumë bukur. Nuk e di se çfarë mund të ndodhë, nëse kjo skuadër shpallet kampione e Europës", - shtoi doktori danez.

Eriksen pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes me Finlandën. Ai e kaloi momentin që solli panik të madh në gjithë botën e futbollit, më pas kreu një operacion dhe tani është në gjendje të mire shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë