Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar edhe njëherë Shqipërinë ditën e sotme se nuk do të ofrojë mbështetjen e tij për negociatat për aq kohë sa nuk respektohen të drejtat e minoritetit grek .
Në një dalje publike, ai ritheksoi dhe njëherë se parakusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian është minoriteti dhe respektimi i të drejtave.
“Ne nuk duam që të mbyllen dyert e BE-së, por posaçërisht për Shqipërinë ka parakushte për respektimin e pakicës greke” tha ai.
Mitsotaqis i dërgoi madje një mesazh kryeministrit shqiptar Edi Rama “Mesazhi është që ne ju mbështesim por nuk mund të pranojmë që të drejtat e pakicës greke të mos mbrohen”. Kyriakos Mitsotakis vijoi më tej duke treguar forcën ekonomike greke ne rajon.
“Kur tërmeti goditi Shqipërinë kohët e fundit, ne ishim të parët që nxituam për të ndihmuar. Ne jemi ekonomia më e madhe dhe më e vjetër në rajon. Për dhjetë vjet kemi pasur probleme, por po rikuperojmë” përfundoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.