Politike

Mitsotakis takon Belerin në Athinë: Së shpejti do dilni përgjithmonë nga burgu dhe do shohim përpara  

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u takua të hënën me Fredi Belerin, i cili ka marrë leje nga burgu në Shqipëri, për t'u betuar si eurodeputet i Greqisë në Parlamentin Europian në Strasburg.

“Shpresoj që së shpejti do të dilni përgjithmonë nga burgu, që ky kapitull i dhimbshëm të përfundojë më në fund për të gjithë ne, në mënyrë që të vazhdojmë dhe të shohim përpara”, i tha Mitsotakis Belerit në fillim të takimit të tyre.

“Ne gjithashtu kemi çdo arsye për të kërkuar një Shqipëri që … i afrohet Evropës, duke iu përmbajtur rreptësisht angazhimeve të saj evropiane. Mendoj se ky është një qëllim i përbashkët për të cilin ne të gjithë duam të punojmë", tha ai.

“Unë besoj se sundimi i ligjit, e drejta për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur, nuk janë të vetëkuptueshme në vendin ku jetojmë. Unë dua të ndihmoj me këtë,” i tha Beleri Mitsotakis gjatë takimit të tyre, sipas një transkripti të lëshuar nga zyra e kryeministrit grek.

“Të ndihmojmë pakicën etnike greke të qëndrojë në shtëpinë stërgjyshore, por edhe që ky shtet të afrohet dhe të bëhet anëtar i familjes evropiane”, tha Beleri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë